Komisioni Evropian (KE) autorizoi të hënën fondin prej 1.3 miliardë euro ndihmë për kompaninë shtetërore ‘Poste Italiane’ për të përmbushur misionin e shërbimit publik të kompanisë, tha një përfaqësues i BE-së në një deklaratë për median, raporton Reuters.
Ndihma do të mbulojë periudhën 2020-2024, me një shumë maksimale vjetor prej 262 milion euro për institucionin e postës.
“Sigurimi i aksesit në shërbimet postare është thelbësor për të gjithë qytetarët dhe bizneset evropiane. Vendimi i sotëm i mundëson ‘Poste Italiane’ të vazhdojë të japë shërbimetpostare në të gjithë territorin italian me çmime të përballueshme, pa prishur padrejtësisht konkurrencën”, tha komisionerja e njësisë anti monopol i BE-së Margrethe Vestager.
Njësoj edhe në 2019, KE i dha rreth 700 milionë euro kompanisë shtetërore ‘Poste Italiane’.