Komisioni Evropian shprehu, të marten, mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten hungareze Vera Jurova, pasi kryeministri hungarez Viktor Orban kërkoi dorëheqjen e saj nga detyra.
Një zëdhënës i KE-së theksoi se eurokomisionerja gëzon ‘besimin e plotë’ të Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe gjithë drejtuesve të KE-së.
Kërkesat e Orbanit për dorëheqjen e Jurovës, e cila është dhe eurokomisionere për Vlerat e BE-së, erdhi pas deklaratave të saj për ‘gjendjen shqetësuese të demokracisë në Hungari’.
“Orbani pëlqen të thotë se ai po ndërton një demokraci joliberale. Unë do të thoja: ai po ndërton një demokraci të sëmurë,” deklaroi Jourova për gazetën gjermane Der Spigel.
Në një letër dërguar presidentes, të hënën, Orban shkruante se Jurova bëri vërejtje që ishin “nënçmuese” dhe “fyese për shtetasit e BE-së me kombësi hungareze”.
Si reagim ndaj intervistës, Orban kërkoi dorëheqjen e Jourová dhe tha se qeveria hungareze po pezullonte çdo kontakt me të.
“Këto deklarata nuk janë vetëm një sulm i drejtpërdrejtë politik kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Hungarisë, por gjithashtu një poshtërim për Hungarinë dhe popullin Hungarez. E para është e papërshtatshme, e dyta është e papranueshme,” i shkruajti Orbán von der Leyenit.