KE mohon ekzistencën e propozimit të Sllovenisë për ndarjen e Bosnje-Herzegovinës

Nga Exit News
KE mohon ekzistencën e propozimit të Sllovenisë për ndarjen e Bosnje-Herzegovinës

Komisioni Europian mohoi të martën ekzistencën e një propozimi nga Sllovenia për shpërbërjen e Bosnje-Herzegovinës, sipas platformës European Western Balkans.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano deklaroi të njëjtën ditë se Brukseli nuk ishte në dijeni të një propozimi të tillë.

Ne nuk jemi njohur me dokumente të tilla. Ju do të duhet të pyesni politikanë nga Sllovenia për ekzistencën e dokumenteve të tilla. Patjetër që nuk e kemi marrë atë lloj dokumenti, dhe as nuk e kemi parë ndonjëherë, ”tha Stano.

Një thashethem se autoritetet e Sllovenisë, të cilat do të mbajnë Presidencën e Këshillit nga korriku, po propozojnë një shpërbërje paqësore të Bosnje dhe Herzegovinës përpara se pranimi i vendit në BE të ketë tërhequr vëmendjen e mediave në rajon.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša mohoi zërat se ai ia kishte dhënë dorazi propozimin joformal Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Por, debati është ndezuar nga deklaratat se krerët boshnjak, kroat dhe serb të Presidencës së Bosnje Herzegovinës, Željko Komšić, Šefik Dikaferović dhe Milorad Dodik janë pyetur privatisht për një propozim të tillë nga presidenti slloven, Pahor gjatë një vizite zyrtare më 5 mars.

Kohët e fundit, ka pasur gjithnjë e më shumë zëra në Evropë që thonë se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë. A mund të shpërndaheni paqësisht në BiH?” thuhet se është pyetja që u ka shtruar Pahor.

LEXO  Lega: Shqipëria e fortë me gazetarët, e butë me bosët e krimit

Komšić tha se ai dhe Džaferović, anëtari boshnjak, ishin përgjigjur se kjo nuk ishte e mundur, ndërsa anëtari serb Dodik kishte qënë dakord.

Agjencia kroate e lajmeve Hina njoftoi se Dodik kishte thënë në një seancë të parlamentit të Republika Srpska në 10 Mars se politikanët evropianë tani flasin hapur për mundësinë e një shpërbërje paqësore në BH.

Madje ai njoftoi se ai personalisht do të kërkonte një referendum mbi statusin e Republika Srpska “Pas një ose dy vjetësh“.

Zyra e Presidentit slloven, Borut Pahor u kundërpërgjigj duke thënë se “Presidenti Pahor paralajmëron rregullisht kundër idesë së shpërbërjes së BiH dhe rivendosjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se vetëm nisur nga shqetësimi që Pahor i ka drejtuar pyetjen krerëve të komuniteteve në Bosnje.

Të mërkurën, mediat lokale sllovene zbuluan një dokument jo-formal – që daton në mars 2021 – i dakordësuar mes Bullgarisë, Kroacisë Qipros, Hungarisë, Greqisë dhe Sllovenisë.

Dokumenti në fjalë thjesht shtron situatën ekonomike, sociale e politike të Bosnje-Herzegovinës dhe perspektivën e saj europiane, por nuk përmban asnjë referencë mi ndarjen e mundshme të BH.

Megjithatë, vetëm ekzistenca e një dokumenti jo-formal duket se i jep besueshmëri zërave se ka një propozim të fshehtë mes këtyre shteteve.

fcfdbbaeff
fcfdbbaeff

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme