KE ndryshon procedurat për azilkërkuesit hungarez

Nga Exit News
KE ndryshon procedurat për azilkërkuesit hungarez

Komisioni Evropian (KE) ka ndryshuar procedurat e azil kërkimit të shtetasve hungarezë në BE,  për shkak të rritjes së numrit të personave që kanë shkelur ligjet e BE-së sa i përket azilit, sipas Radio Evropa e Lirë.

BE-ja ka njoftuar zyrtarisht Hungarinë më 30 tetor se kërkesat e reja për azil me justifikimin e koronavirusit, përbëjnë “zbatim të pasaktë të legjislacionit të BE-së për azilin”.

Procedurat e reja kërkojnë që shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së të aplikojnë fillimisht për azil në ambasadën hungareze jashtë BE-së dhe t’iu ofrohet një leje e veçantë për hyrje.

“Komisioni konsideron se ky rregull është kufizim i paligjshëm për procedurën e azilit”, pasi sipas BE-së, “përjashton personat që janë jashtë territorit të Hungarisë, përfshirë edhe në kufi, nga aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare”.

Hungaria ka dy muaj kohë që t’i përgjigjet Komisionit Evropian. Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar Hungarinë sa i përket sundimit të ligjit dhe emigracionit.

Që prej krizës së migrantëve më 2015, kryeministri hungarez, Viktor Orban, vazhdimisht është përplasur me Brukselin zyrtar për politikat e migrimit.

Në muajin maj, Gjykata për Drejtësi e BE-së mori vendim kundër Hungarisë, në një rast për azilkërkuesit të cilët ishin ndaluar në një kamp në një zonë transiti, në kufi me Serbinë.

Hungaria ka mbyllur këto kampe pas vendimit të kësaj gjykate, por vazhdon të bëjë presion që të mbyllë kufijtë, pasi blloku prej 27-anëtarësh prezantoi planin e fundit për azilkërkuesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>