KE: Paketa anti-shpifje nuk pasqyroi rekomandimet e Këshillit të Evropës

Nga Redaksia
KE: Paketa anti-shpifje nuk pasqyroi rekomandimet e Këshillit të Evropës

“Paketa anti-shpifje” me ndryshime ligjore në ligjet e mediave “nuk mori në konsideratë rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës”.

Zëri i Amerikës raportoi duke cituar një zëdhënës të Komisionit Evropian se “megjithëse iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit” dhe Kryeministri Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk u morën në konsideratë” në variantin përfundimtar.

Zëdhënësi, të cilit Zëri i Amerikës nuk ia zbuloi emrin, tha se “Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standartet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen”.

Një qëndrim të ngjashëm, që rrëzonte pretendimin e Kryeministrit se drafti përfundimtar ishte “100 për qind i dakordësuar me ndërkombëtarët” u hodh poshtë edhe nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir në një intervistë eskluzive për Exit News.

Drafti i fundit i miratuar vazhdon të ngjallë shqetësime për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>