KE prioritet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Redaksia
KE prioritet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen deklaroi se një nga prioritetet e KE për vitet 2019-2024 është hapja negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Dua të rikonfirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori,  të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku. Unë mbështes plotësisht propozimin i Komisionit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

Ajo publikoi sot gjashtë prioritetet e KE për vitet 2019-2024, të cilat përshijnë; çështjet e mjedisit, ekonominë e BE, mbështetjen për zhvillimin e teknologjisë, barazinë midis qytetarëve europianë, forcimin e Europës në arenën ndërkombëtare dhe mbrotjen e forcimin e demokracisë brenda BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>