KE propozon paketë shtesë për Fondin e Solidaritetit Europian, Shqipëria mes vendeve përfituese

KE propozon paketë shtesë për Fondin e Solidaritetit Europian, Shqipëria mes vendeve përfituese

Komisioni Evropian ka propozuar të enjten një paketë shtesë prej 530 milionë eurosh për Fondin e Solidaritetit të BE-se (EUSF).

Përmes kësaj pakete Fondi synon të kontribuojë në përpjekjet e bëra nga 17 shtete anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet kandidate, Mali i Zi dhe Serbia, për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ky financim do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve të tyre publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.

Pjesë e paketës janë gjithashtu 132.7 milionë euro paradhënie, të marra tashmë nga Gjermania, Irlanda, Greqia, Spanja, Kroacia, Hungaria dhe Portugalia.

Solidaritetit për 17 shtetet anëtare bazohet në një vlerësim të plotë të aplikimeve të paraqitura, duke siguruar qëndrueshmëri në qasje dhe trajtim të barabartë.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni duhet të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian.

Komisionerja për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira tha: “Fondi i Solidaritetit të BE-së është një demonstrim konkret i solidaritetit Evropian në veprim. Që nga krijimi i saj, ai ka ofruar ndihmë dhe lehtësim efektiv për miliona njerëz gjatë kohërave të vështira. Vitin e kaluar, ne zgjeruam fushën e tij për të mbuluar emergjenca të mëdha shëndetësore.

Fondi i Solidaritetit u krijua pas përmbytjeve të mëdha në Evropën Qendrore në verën e vitit 2002. Ai shërben për të ndihmuar vendet në operacionet e emergjencës dhe rimëkëmbjes pas katastrofave natyrore.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>