KE publikon masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Nga Exit News
KE publikon masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Komisioni Europian publikoi sot listën e masave që Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për t’ju rikthyer jetës normale.

Në kushtet kur pandemia ka prekur çdo shtet të Europës, kërkohet bashkëpunim i të gjitha shteteve dhe bashkërendim i masave për të parandaluar përhapjen e virusit, shkruhet në deklaratën zyrtare.

Masat e rekomanduara janë:

  1. Heqja e kufizimeve duhet të jetë graduale, dhe duhet të lihet një hapësirë kohore nga njëri vendim te tjetri.
  2. Masat e përgjithshme duhet të pasohen në mënyrë progresive nga masa konkrete, për grupe të caktuara. Kjo do lejojë qytetarët t’i kthehen gradualisht në normalitet, ndërsa popullsia mbrohet nga virusi.
  3. Heqja e masave duhet të fillojë në nivel lokal dhe të shtrihet gradualisht në të gjithë vendin, duke marrë parasysh karakterisikat specifike kombëtare.
  4. Hapje graduale e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm të BE, duke rikthyer funksionimin normal të zonës së Shengenit.
  5. Ri-fillimi gradual i aktivitetit ekonomik, në mënyrë që bizneset të përshtaten ndaj rifillimit të aktivitetit të tyre në një mënyrë të sigurtë.
  6. Grumbullimet e njerëzve duhet të lejohen në mënyrë graduale. Për këtë shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë karakteristikat e secilit prej llojeve të grumbullimit si psh shkollat, universitete e deri te lejimi i koncerteve.
  7. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit. Shtetet anëtare duhet të inkurajojnë qytetarët të respektojnë rregullat e higjenës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>