KE publikon sot progres raportin për Shqipërinë

Nga Exit News
KE publikon sot progres raportin për Shqipërinë

Raporti i Përparimit 2020 për Shqipërinë, mbi plotësimin e 15 kushteve të vendosura nga BE do të prezantohet sot (6 tetor), Komisionin e Punëve të Jashtme në PE.

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim do të  diskutojë paketën e zgjerimit, edhe raportet individuale të vendeve kandidate për BE, përfshirë Shqipërinë.

Paketa e zgjerimit duhet të botohej në maj, por ajo u shty për shkak të pandemisë.

Në bazë të raportit të përparimit — Shqipëria duhet të ketë bërë progres konkret në 15 kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian në rezolutën për hapjen e negociatave — do të vendoset data për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen faktike të bisedimeve me BE-në.

Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>