KE referon Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për pavarësinë e gjyqësorit

Nga Exit News
KE referon Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për pavarësinë e gjyqësorit

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se ka referuar Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e Gjykatës Supreme.

Komisioni vlerëson se ligji polak mbi gjyqësorin minon pavarësinë e gjyqtarëve polakë dhe është i papajtueshëm me përparësinë e ligjeve të BE“, thuhet në deklaratën për shtyp.

Për më tepër, thuhet se ligji i ndalon gjykatat polake, përmes përdorimit të procedurave disiplinore, të zbatojnë drejtpërdrejtë disa dispozita të ligjeve të BE-së që mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Gjithashtu ai ndalon edhe që çështje që prekin pavarësinë e gjyqësorit të referohen paraprakisht në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Për më tepër, Komisioni konsideron se Polonia shkel ligjin e BE-së duke lejuar Dhomën Disiplinore të Gjykatës së Lartë – pavarësia e së cilës nuk është e garantuar – të marrë vendime që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi gjyqtarët dhe mënyrën e ushtrimit të funksionit të tyre,” shprehet KE.

Komisioni gjithashtu ka ankimuar ligjin që zgjeron nocionin e shkeljes disiplinore

Ligji në fjale lejon që gjykatat polake të cilësojnë si shkelje disiplinore edhe kërkesat për pavarësinë e gjyqësorit.

Komisioni i ka kërkuar Gjykata Europiane të Drejtësisë që të marrë masa të përkohshme derisa të lëshojë një vendim të formës së prerë për çështjen.

Komisioni ka përdorur shpesh rolin e tij, si roje e traktateve të BE, për të adresuar çështjet e sundimit të ligjit në Poloni.

LEXO  Basha i përgjigjet Ramës: Taksa progresive sjell korrupsion

Në nëntor 2019 Gjykata e Lartë e BE-së vendosi sërish kundër reformës në drejtësi në Polonia. Ajo vlerësoi se ulja e moshës së pensionit për gjyqtarët dhe prokurorët polak bie ndesh me ligjin e BE-së.

Më herët atë vit, kryetarja e re e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi se zbatimi i parimeve të shtetit së të drejtës dhe ligjeve në vendet e Bashkimit Europian do të ishte prioriteti kryesor i punës së saj.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme