Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor me 1 korrik.
Në propozimin e KE kërkoi hapen kufinjtë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë me argumentin se “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.
Ky propozim u mbështet edhe nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi i cili shkruan në Tëitter:
“Komisioni Europian gjithashtu rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Flamurin e Shqipërisë, Bosnje & Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë që nga 1 korriku, pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se ajo e BE.”
Ndërkohë me vendet e tjera të botës,KE rekomandoi hapjen e kufijve në varësi të situatës së tyre epidemiologjike, ndërsa hapja e kufijve brenda BE të bëhet brenda 15 qershorit.