KE rekomandon hapjen e kufijve më 15 qershor

Nga Exit News
KE rekomandon hapjen e kufijve më 15 qershor

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen graduale të kufijve të BE-së me 15 qershor.

Sipas Udhëzimit të KE-së, në avione nuk do të ketë vende bosh, por do të kërkohet maskë dhe test i detyrueshëm. Javën e ardhshme KE do të paraqitet një protokoll shëndetësor.

Në mars vendet e BE-së mbyllën kufijtë e jashtëm deri më 15 maj për vendet jo anëtare të BE-së si masë kundër përhapjes së virusit.

Komisoni Evropian vendosi mbylljen e kufijve menjëherë pasi SHBA-të mbyllën kufijtë për evropianët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>