KE vendos strategjinë për Brexit: Negociatat për tregtinë në plan të dytë

KE vendos strategjinë për Brexit: Negociatat për tregtinë në plan të dytë

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk bëri publik sot draft-udhëzimet për të negociuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Sipas draftit, BE-ja është dakord për të nisur me MB-në negociatat për marrëdhënien tregtare për të ardhmen, por vetëm pasi të jetë bërë “progres i mjaftueshëm” në bisedimet për daljen e MB-së nga BE.

letrën zyrtare për daljen e MB-së nga BE, nënshkruar më 29 mars nga Kryeministrja britanike Theresa May, kjo e fundit kishte kërkuar bisedime paralele për shkëputjen nga BE dhe për marrëveshjen tregtare për të ardhmen.

Por duket se KE nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Draft-propozimi i KE-së do t’i dërgohet qeverive të 27 vendeve anëtarë. Të gjithë vendet anëtare do të ndihmojnë në vendosjen e pikave kryesore të negociatave që do të zgjasin dy vjet.

“Në këto negociata Bashkimi Evropian do të veprojë si një. BE do të jetë konstruktiv dhe do të përpiqemi për të gjetur një marrëveshje. Kjo është në interesin më të mirë të të dyja palëve. BE do të punojë shumë për të arritur këtë rnjë marrëveshje por duhe të përgatitemi dhe për një situatë ku negociatat mund të dështojnë “, thotë dokumenti.

Negociatat sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës “do të zhvillohen si një paketë të vetme,” shton dokumenti. “Në përputhje me parimin se asgjë nuk është vendosur, derisa çdo gjë të jetë rënë dakord, çështje të përveçme nuk mund të zgjidhet veçmas.”

Gjatë gjithë periudhës së negociatave, MB është e detyruar të zbatojë të gjithë legjislacionin e BE-së që është në fuqi, por ajo nuk mund të jetë pjesë më e vendim-marrjes brenda BE-së. Ligjet e reja që do miratohen ndërkohë nga BE nuk do të aplikohen mbi MB-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>