KED dërgon në Kuvend listën me tre anëtarë për në Gjykatën Kushtetuese

Nga Exit News
KED dërgon në Kuvend listën me tre anëtarë për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar të hënën në Kuvend listën me tre emra për në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat janë, Sonila Bejtja, Aleksandër Toma dhe Altin Binaj.

KED  mbajti të hënën mbledhjen e radhës, ku u diskutua lista finale e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim për mediat, KED bën me dije se në mbledhje morën pjesë, anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës”, thuhet në njoftim. 

KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>