Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kërkuar shtimin e personelit shtesë nga Gjykata e Lartë pasi shprehet se ngarkesa e punës është shumë e lartë.
Gjatë mbledhjes së parë të vitit 2021, KED vlerësoi se ka nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.
“Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021.”
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë për 2021 që pas përcaktimit të anëtarëve të saj. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët, anëtarët zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit.