KED përjashton 3 kandidatë nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Nga Exit News
KED përjashton 3 kandidatë nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese 3 kandidatë. Sipas njoftimit të KED, ata janë:

Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;

Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;

Saimir Visha, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët nuk plotësonin kushtet e parashikuara në Kushtetutës, njoftoi KED. Kandidatët e tjerë që vazhdojnë garën janë:

Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Alket Jaupi, avokat.

Ervin Karamuço, avokat pranë Avokatit të Popullit.

Helena Papa, drejtore e Kabinetit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Sandër Beci, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vatë Staka, prokuror, anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zhaklina Peto, pedagoge, shefe e departamentit të të Drejtës Civile në Universitetin e Tiranës.

Ata garojnë për vakancat e krijuara në GJK nga largimi i Fatmir Hoxhës, Vitore Tushës dhe Gani Dizdarit. Kandidatët do të vlerësohet nga Këshilli i Lartë i Emërimeve në Drejtësi, KED.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme