KED përjashton 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese

Nga Exit News
KED përjashton 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përjashtuar nga garë për Gjykatën Kushtetuese tre kandidatë — Zhaklina Peto, Euglen Papandile, dhe Ilir Haznedari. Ndërsa gara vazhdon për Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën.

Kjo është hera e dytë që KED përjashton Zhaklina Peton nga gara për GJK. Më 22 tetor, Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë në garë kandidatën për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto.

Kandidatja Peto u skualifikua nga gara me argumentin se nuk plotësonte kriteret. Ajo më pas paditi në gjykatë KED.

Për të pasur një garë për një vend në Gjykatën Kushtuese, duhet që KED-ja të kualifikojë të paktën 3 kandidatë.

8 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme