Gjithë përbërësit për këtë kek japin kontributin maksimal për një shije të papërsëritshme.
Jamystic do t’ju udhëheqë drejt kësaj shijeje.
Përbërësit:
- 3 mollë Fuji ose Golden,
- 120g sheqer,
- 3 vezë,
- 100g sheqer pudër,
- 100g miell,
- 100g gjalpë fshati( temp ambienti),
- 1 lugë fryrës keku.
Ndezim furrën në 210 gradë
Në një enë që nuk ngjit hedhim sheqerin 120g dhe 2-3 lugë ujë dhe e lëmë të valojë deri sa te skuqet sheqeri për të formuar një karamel.
Pasi është formuar karameli e hedhim tek ena që do bëjmë ëmbëlsirën dhe e rrëshkasim lëngun deri sa të mbulojë gjithë shtresën e poshtme të enës
Qërojmë mollët dhe i presim ne feta gjysmë- hëne( trashësia sa një monedhë). I i vendosim në formë luleje mbi karamel.
Në një enë qelqi përziejmë gjalpin,vezët,sheqerin,fryresin,miellin pak lekurë limoni dhe i pëziejmë të gjitha.
E hedhim masën mbi mollët dhe e pjekim në furrë 210 gradë për 30 min.
Jamystic ju këshillon: Në vend të karamelit të bërë vetë mund të përdorni karamel të gatshëm psh në kutitë e gatshme për krem karamel. Lëreni të ftohet para se t’a zhvendosni nga forma e
kekut. Nqs nuk del ,nxehni pak fundin e enës që të ngrohet karameli.