Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro

Nga Exit News
Këlliçi: Në 3 vite ‘mafia e betonit’ ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha të dielën se në 3 vite “mafia e betonit” ka pastruar 1.6 miliardë euro.

Duke folur për përgjimet e mafias italine Ndragheta ai tha se sot në Tiranë janë dhënë 2.3 milionë metra katrorë leje ndërtimi.

Ai u shpreh se nuk është hera e parë që qeveria e drejtuar nga PS del në përgjimet e mafias italiane dhe përmendi rastin e ish ministrit Saimir Tahiri:

“Është rast i përsëritur. Ka qenë antimafia italiane që ka çuar para drejtësisë Saimir Tahirin kur opozita ka dhënë mbi 1 mijë deklarata, konferenca shtypi për kanalizimin e Shqipërisë, për lidhjet e ministrisë së brendshme me trafikun e drogës, për faktin që ishin kthyer shefat e komisariateve në roje të parcelave, Edi Rama tallej, anatemonte opozitën. Baltoste çdo opozitar që ngrinte zërin dhe ishte antimafia italiane që zbuloi se të gjitha faktet e dhëna nga PD ishin tronditëse, por ishin të vërteta“.

Më tej ai tha se është hera e dytë që kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj del në përgjime të mafias italiane. Herën e parë tha ai emri i Veliajt u lakua për skandalin e Eco Tirana.

Në vitin 2016, ka qenë kompania “EcoTirana”, e krijuar nga Erion Veliaj dhe Flavio Tossi, ish kryetar i bashkisë së Veronës, ku ishte 51% aksionere Bashkia e Tiranës dhe bashkia e Veronës 49% aksionere dhe kishte të bënte me përpunimin e mbetjeve. Kompania që ishte pjesë e aksioneve të palës italiane, “AGSM”, përmes kompanisë “AIMA”, kishte administrator Andrea Migliorazzin. Ky, së bashku me Arbjan Maznikun, të famshin e darkës në Dubai që nuk kishte asnjë lidhje në atë darkë, ishin administratorë të kësaj kompanie dhe më pas kur u bënë publike transkriptet e antimafias italiane u tërhoq Migliorazzi në 2018 nga “EcoTirana” dhe sot është i arrestuar në dijeni time dhe Flavio Tossi i shkarkuar. Sepse pastronin para për mafian italiane”.

 Të dielën në një deklaratë për shtyp, Këlliçi u shpreh se Veliaj është një politikan i rrezikshëm për vendin dhe kërkoi nga SPAK që të nis hetimet për të dhe për kryeministrin Edi Rama

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>