
Këngëtarët e klubeve të natës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00.
“Lokalet e natës të funksionojnë sipas një rregulloreje të re”, tha për News 24 artisti Devis Xherahu.
Protesta është në kundërshtim me vendimin e qeverisë për ndalimin e grumbullimit të personave.
Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.