“Keqardhje për Shqipërinë”, Pack: Nuk po realizohen reformat

“Ka një mungesë vullneti për dekriminalizimin, luftën ndaj drogës, krimit të organizuar dhe kurrupsionit”. Kështu ka deklaruara eurdeputetja Doris Pack gjatë një takimi me forumin e gruas demokrate në Tiranë.

Ajo ka shprehur keqardhje për mosarritjet e reformave në vend. Eurodeputetja kërkoi që reforma zgjedhore të miratohet sa më parë.

Pack foli dhe për akuzat që janë bërë në media për ambasadoren e BE-së Vlahutin, e cila rezulton se ka blerë një vilë 1.6 milionë euro në Tiranë.

“Nëse akuzat janë të vërteta atëhere ky është një turp. Ne ju kërkojmë të luftoni krimin dhe korrupsion. Nëse njëri nga ne është i përfshirë në këto gjëra, ky është një turp”, deklaroi Pack.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>