Kërcënohen sërish mjekët e spitalit të Fierit, dalin në protestë

Nga Exit News
Kërcënohen sërish mjekët e spitalit të Fierit, dalin në protestë

Mjekët e spitalit rajonal të Fierit u kërcënuan sërish nga Ardit klima, një person i akuzuar prej tyre si me probleme mendore. Ata ndaluan punën sot, 3 qershor, në shenjë protest për mungesën e mbrojtjes së tyre ndaj kërcënimeve. Mjekët u shprehën për median se personi personi u fut në spital dhe poliklinikë, duke i kërcënuar.

Ardit Klima para 1 javë akuzoi mjekët e spitalit të Fierit për dhunën të ushtruar ndaj tij, në emisioni ‘Stop’, në Klan TV. Pas publikimit të dëshmisë, mjekët e Fierit protestuan duke deklaruar se dëshmia nuk është e vërtet:

“Ardit Klima ka qenë shantazhues provokues gati çdo ditë në spital jo vetëm me mua por me të gjithë. Ka qenë një moment ekstrem ndaj të cilit gjithkush mund të reagonte më keq. Prej 1 muaji vinte në spital. Ai ka ushtruar dhunë ndaj meje, verbale dhe më pas fizike. Policia e ka marrë një ditë më parë në dy raste e ka shoqëruar por e ka liruar”.

Dy mjekët e akuzuar ishin Enver Halili dhe Ndricim Kallashi të cilët kanë sqaruar në prani edhe të kolegëve të tyre të gjithë incidentin e ndodhur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>