Kërcënohet gazetari Artan Hoxha

Kërcënohet gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar dje në emisionin Opinion se është kërcënuar me mesazh nga persona të panjohur që jetojnë në Angli.

Zoti Hoxha tha se kërcënuesi dinte dhe kishte fotografuar çdo lëvizje të tijën gjatë ditës.  Ai tha se e ka denoncuar rastin në polici:

“Para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar.”

Gazetari Hoxha bëri publik gjatë emisionit dhe tekstin e mesazhit:

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>