Kërcënohet me jetë politikani shqiptar në Mal të Zi Dritan Abazoviç

Nga Exit News
Kërcënohet me jetë politikani shqiptar në Mal të Zi Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç, drejtuesi shqiptar i Partisë Ura në Malin e Zi është kërcënuar me jetë.

Abazoviç ka marrë një mesazh ku shkruhej se ai do të vritej në rast se bashkëpunon me “Çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.

Policia ka dyshime për personin përgjegjës, i cili nuk jeton në Mal të Zi. Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.

Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi.

Hetimet për ngjarjen po kryhen nga Prokuroria e Ulqinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>