Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Dibër

Nga Exit News
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Dibër

Një shqiptar 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar në Dibër.

Besmir Alia është dënuar më 1 shkurt 2020 nga Gjykata e Trentos në Itali për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “organizatë kriminale”.

Pas dënimit, Italia lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Ai pritet të ekstradohet së shpejti.

Një ditë më parë, policia arrestoi dhe një tjetër të kërkuar ndërkombëtar: një 24-vjeçar nga Taxhikistani pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpoli gjerman, pasi në 21 prill 2020 është dënuar nga Gjykata Federale në Karlsruhe, për veprën penale “pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>