
Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu Arjan Melin, personin që gjatë tërmetit hapi një llogari në emër të Kryeministrit Rama për mbledhjen e fondeve.
Vendimi u morr për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Meli u dënua nga gjykata e me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.