Këshilla e ambasadorit shqiptar, shmangni udhëtimet në Kinë

Nga Exit News
Këshilla e ambasadorit shqiptar, shmangni udhëtimet në Kinë

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet direkte në këtë vend për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Belortaja thotë se:

“Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe që potencialisht mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

[…] Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë. Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se t’i hyni një situate me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme.”

Radio e Jashtme e Kinës raportoi sot se janë konfirmuar 1,297 raste të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi. Gjendja e rëndë e pneumonisë ka shkaktuar 41 të vdekur në provincat Hubei, Hebei e Heilongjiang. Ndërkohë thuhet se 38 persona janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>