Këshilla si të rrisni sistemin imunitar

Nga Exit News
Këshilla si të rrisni sistemin imunitar

Ndërsa koronavirusi po shpëndahet në të gjithë botën, të kesh kujdes ndaj sistemit imunitar bëhet më e rëndësishme se kurrë.

Profesionistët e mjekësisë pohojnë se nuk duhet të nxitojmë për të blerë vitamina dhe medikamente për të rritur imunitetin. Në vend të tyre ata propozojnë disa këshilla:

1. Sa më pak stres – sa më shumë të stresoheni nga virusi, aq më shumë shtohet rreziku pë tu prekur nga ai. Një mjek në Universitetin e Hopkins pohon se stresi mund të dëmtojë sistemin imunitar.

2. Bëni aktivitet fizik – mjekët rekomandojnë 30 deri 60 minuta stërvitje në ditë. Në kushtet kur palestrat janë të mbyllura ecni nëpër shtëpi, ballkon, shkallë ose vraponi në oborr në rast se jetoni në shtëpi private.

3. Flini mjaftueshëm – për të rriturit rekomandohet gjashtë deri në tetë orë, ndërsa për fëmijët më shumë, në varësi të moshës së tyre.

4.Vaksinohuni në kohë, veçanërisht vaksinohuni kundër gripit.

5. Hani kos çdo ditë – ndihmon për të mbështetur antitrupat që jetojnë në trupin tuaj, për të luftuar viruset. Ushqime të tjera që ndihmojnë në rritjen e imunitetit janë hudhra, qepa, xhinxheri, lakra turshi.

6. Kujdesuni për dietën ushqimore – ndiqni një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar, të mbushur me fruta dhe perime. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm zink, vitaminë D dhe vitamina dhe minerale të tjera të rëndësishme. Duhet të konsumoni dhe manaferra, boronica, arra dhe fara të ndryshme. Minimizoni ushqimet me sheqer dhe yndyrna. Mos konsumoni alkool por pini shumë ujë.

7. Mos pini duhan – duhanpirësit kanë një shkallë më të lartë të rrezikut për tu prekur nga koronavirusi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>