
Këshilli Bashkiak i Shkodrës paditi kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi në lidhje me zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të klubit të futbollit Vllaznia.
Ata argumentojnë se ata kanë marrë vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të klubit, por zonja Ademi ja ka kthyer duke thënë se nuk janë në përputhje me ligjin.
Më pas administratori i Vllaznisë ka depozituar për regjistrim, aktet e nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.
Ata e akuzojnë Ademin për tejkalim të kompetencave dhe shkelje të ligjit për qeverisjen vendore