Këshilli Bashkiak miraton me shkelje procedure ndryshimet në taksa dhe tarifa

Mbrëmë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ndryshimet në disa taksa dhe tarifa, pavarësisht se nuk respektoi procedurat e duhura. Mbledhja është shoqëruar me përplasje ndërmjet këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës. Të parët kanë kërkuar praninë në sallë të përfaqësuesve të biznesit që po protestonin jashtë Bashkisë. Kjo gjë  është kundërshtuar nga drejtuesit e mbledhjes.

Pas kësaj, përfaqësues të opozitës kanë kërkuar të marrin fjalën për të kundërshtuar draftin e propozuar, por përsëri nuk janë lejuar. Aprovimi i draftit është bërë menjëherë më pas, pa ndryshime dhe diskutime të mëtejshme. Moslejimi i diskutimit është një shkelje e rëndë e procedurave,  por edhe e frymës demokratike, mbi të cilat duhet të kalojnë propozimet ligjore.

Ndryshimet e miratuara konsistojnë në uljen e disa prej taksave e tarifave që me propozim të Kryebashkiakut u rritën në fund të vitit 2015. Ulja e tyre erdhi si pasojë e protestave të vazhdueshme të bisnesit të vogël që prekej më shumë prej tyre.

Gjithsesi, bizneset i kanë konsideruar propozimet e djeshme të Bashkisë aspak të mjaftueshme dhe kanë protestuar gjatë mbrëmjes duke kërkuar ulje shumë herë më të konsiderueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>