Këshilli Bashkiak vendos në fshehtësi shembjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Këshilli Bashkiak vendos në fshehtësi shembjen e Teatrit Kombëtar

Këshilli Bashkiak miratoi sot në fshehtësi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi numër 50, datë 14 maj 2020, përcakton se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet bazuar në akti ekspertimin e Institutit të Ndërtimit.

Sipas vendimit, Instituti i Mbrojtjes së Territorit ka të drejtën të rrethojë dhe të shembi godinën. Vendimi nuk përcakton një datë se kur do të ndodhi shembja. Vendimi cakton vetëm se IMT do të lajmërojë Bashkinë 24 orë përpara se të hyjë në godinë.

Më parë Exit News argumentoi se ky është një vendim në shkelje të ligjit.

16 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme