Këshilli Europian: 2022, viti i mbrojtjes Europiane

Nga Exit News
Këshilli Europian: 2022, viti i mbrojtjes Europiane

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi të shtunën se “2022 do të jetë viti i mbrojtjes evropiane”,  një shtysë ndaj udhëheqësve tëBE -së që të përballen me nevojën që ka Evropa për të mbrojtur veten ushtarakisht.

Komentet e Michel, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e  Çmimit “Karli i Madh”, vijnë pasi krerët e shteteve të BE -së pritet të diskutojnë mbrojtjen dhe sigurinë evropiane gjatë një samiti në Slloveni javën që vjen.

Mungesa e një politike të jashtme të bashkuar mes vendeve të BE-së dhe dyshimet në lidhje me aftësitë ushtarake të Evropës janë rikthyer në qendër të diskutimeve pas tërheqjes kaotike dhe të nxituar të aleatëve të NATO-s nga Afganistani.

Presioni u rrit edhe më tepër para dy javësh, kur u zbulua një për një aleancë të re strategjike e Uashingtonit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë (AUKUS) që i kapi të papërgatitur aleatët e BE-së.

Ulja e varësisë së mbrojtjes nga SHBA-ja u pasqyrua edhe në komentet e Michel, megjithëse ai deklaroi se influenca më e madhe e Bllokut do të rridhte gjithmonë nga fuqia ekonomike më së pari.

“Duam më pak varësi. Duam më shumë ndikim, sepse kemi vlera për të promovuar – ato janë të forta siç thamë – interesa dhe qytetarë për të mbrojtur. Autonomia jonë më e madhe duhet të bazohet në dy shtylla strategjike – zhvillimi ekonomik social dhe siguria. Shtylla e parë është ekonomike dhe sociale, ” citohet ai në një raportim të Politico.

LEXO  Arrestohet gjinekologu në Gjilan, për abortimin tek një e mitur

Më tej ai tha se mes vendeve anëtare të BE-së ka keqkuptime mbi kërkesën për “autonomi strategjike”, i cili do të diskutohet edhe në Samitin e tetorit, por mbi të gjitha në një Samit në Bruksel në mars 2022.

“Ata që mbështesin një autonomi më të madhe strategjike evropiane dyshojnë se ndonjëherë ata që duken më ngurrues duan të ngadalësojnë integrimin … Dhe të tjerët shohin në një fuqizim më të madh të saj, rrezikun e dobësimit të Aleancës sonë Atlantike,” shtoi ai.

Michel deklaroi se fuqia e BE-së qëndronte  në aftësinë e saj për të negociuar, duke aluduar se aktualisht perceptimi i mbrojtjes së dobët evropiane ndikonte negativisht në politikën e saj të jashtme.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>