Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkoi Komisionit të Venecias të hartojë një opinion ligjor për kushtetueshëmrinë e Ligjin të të Mediave, të miratuar në dhjetor të 2019.
Lajmi u bë i ditur nga njoftimi në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias. Është rast i rrallë që ky Komitet i Këshillit të Europës kërkon opinion ligjor me iniciativën e tij.
Më herët ai ka vënë në lëvizje Komisionin e Venecias, në rastin e shtetit të Polonisë për Ligjin e Policisë si dhe në rastin e shtetit të Ukrainës për ligjet për qeverisjen e sistemit të drejtësisë.
Ligji për mediat është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare si BE, OSBE dhe organizatat vendase për mbrojtjen e medias.
Më herët ne kemi argumentuar se ligji është i panevojshëm, për shkak se para miratimit të tij Shqipëria kishte mekanizmat për të rregulluar mbarëvatjen e medias.
Pak ditë më parë, Presidenti Meta e ktheu ligjin në parlament me argumentin se ishte antikushtetues dhe cenonte lirinë e medias, por pavarësisht kësaj komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese e hodhi poshtë dekretin e Presidentit