
Këshilli i Europës i bëri thirrje Bjellorusisë të fillojë një dialog gjithëpërfshirës dhe të gjejë zgjidhje për krizën aktuale në vend.
Në një deklaratë të zyrtare, sipas KiE dialogu do të mundësojë garantimin e një daljeje paqësore nga kriza aktuale dhe do t’i hapë portën reformave të nevojshme në përfitim të të gjithë qytetarëve bjellorus.
Kie kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të arrestuar, ndërprerjen e keqatrajtimeve ndaj tyre dhe nisjen e një hetimi të shpejtë dhe transparent mbi dhunë e policisë.
Prej disa ditësh mijëra protestues në Bjellorusi janë ngritur kundër zgjedhjeve presidenciale.