Një fushatë shpifjesh dhe njollosje imazhi kundër gazetares britanike të Exit News Alice Taylor, dhe ndaj portalit Exit News u theksua nga Këshilli i Evropës në raportin e tyre vjetor mbi lirinë e shtypit dhe të medias.
Raporti “Larg Duart nga Liria e Shtypit: Sulme ndaj Medias në Evropë nuk duhet të bëhet normalja e re”, detajohen disa sulme mbi gazetarët dhe shkeljen e lirisë së medias në Shqipëri, gjatë 2019-ës.
Fushata e shpifjeve kundër Taylorit dhe Exit News u përmend si një formë e sulmit online. Kjo sëbashku me 7 sinajlizime të tjera në vend, “sinjalizojnë një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend”.
Sipas KiE-së, Taylor “ka qënë objekt i një fushate shpifjesh dhe njollosjeje imazhi pas një deklarate të bërë për televizionin Russia Today”. Raporti tregon me detaje se si 79 portale të vendit publikuan fotografi të saj shoqëruar me pretendime se Taylori kishte lidhje dhe paguhej nga Rusia.
Portalet gjithashtu pretenduan se Exit.al dhe Taylor ishin të lidhur dhe paguheshin nga Partia Demokratike.
Këshilli Shqiptar i Medias i përshkroi artikujt si “keqinformues”, “jo të bazuar në fakte”, “të mbushur me supozime”, “shkelje e privatësisë”, dhe e bënë gazetaren “objekt dhune”.
Taylor ka nisur një sërë çështjesh gjyqësore kundër portaleve që publikuan këto pretendime dhe nuk pranuan t’i hiqnin ato. Ajo ishte 6 muajsh shtatëzanë, kur nisi kjo fushatë shpifjesh kundër saj.
Një javë pas fushatës së shpifjeve, qeveria shqiptare i anulloi lejen e qendrimti gazetares. Ajo e dërgoi çështjen në Gjykatën Adminsitrative dhe fitoi. Gjykata vendosi që Ministria e Brendshmë dhe Policia e Emigracionit kanë vepruar pa asnëj bazë ligjore.