Këshilli i Evropës dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim (SIDA) ka nisur një projekt katër-vjeçar me qëllim forcimin e cilësisë së edukimit në Shqipëri përmes ndërtimit të kapaciteteve në sistemin e edukimit.
Plani është të zhvillohen aftësirë e fëmijëve në shkollë në zonat me “kulturë demokratike”, në një linëj me objektivat e politkave kombëtare dhe me qasjen e Këshillit të Evropës.
Komiteti i parë drejtues u takua më 24 qershor dhe në të morrën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Agjencia për Edukimin para-universitar, komisioneri kundër diskriminimit, Avokati i Popullit, etj.
Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e zhvillimit të kulturës demokratike tek gjeneratt e reja dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtyre aktiviteteve.
Projekti do të promovojë qasjen e Këshillit të Evropës për edukimin qytetar. Ajo do të përfshijë edhe zhvillimin e aftësive, dijes, vlerave dhe qendrimeve për demokracinë dhe përfshirjen e të rinjve të komunitet.
Objektiva e projektit do të realizohet përmes masave që do ët targetojnë politikat e edukimit dhe praktikat në këtë fushë: mbështetje politike, qeverisje demokratike e shkollave dhe mbështetje.