Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka konfirmuar raportin e OSBE-së për zgjedhjet në vend.
Në raportin e hartuar nga Alesander Pociej, për Asamblenë theksohet të njëjtat shqetësime me OSBE-ODIHR-in si:
Partia në pushtet morri avantazhe të ndjeshme nga qënia në pushtet, përfshi kontrollin e administratës locale dhe keqpërdorimit tyë burimeve administarive. Kjo gjë u përforcua nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media.
Rrjedhja e të dhënave personale, përfshirë interesat politike të qytetarëve ishte shqetësim serioz që i bënë votuesit të pambrojtur.
Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësim për akuzat për blerje votash të cilat mbizotëruan gjatë gjithë fushatës.
Delegacioni vëren se një numër hetimesh janë nisur. Presim që hetimet e duhuar dhe të infromojnë mbi rezulate e këtyre hetimeve në kohën e duhur.
PACE ka konfirmuar se zgjedhjet ishin të mira, dhe u respektua kuadri ligjor, fshehtësia e votës dhe e drejat për tubim:
Ka arritur në përfundimin se zgjedhjet parlamentare u karakterizuan nga një fushatë e gjallë, në saj të një kuadri ligjor që sigurojë respektimin e të drejtave themelore.
Në fushatë u panë autoritete që shfrytëzuan avantazhin e zyrës publike.
Delegeacioni vuri re se gjatë ditës së zgjedhjeve në shumicën e qendrave të votimit procesi i votimit ishte i qetë në çdo drejtim dhe procedurat u zbatuan në përgjithësi.
Delegacioni vuri re se votuesit kishin zgjedhje kandidatësh të cilët ishin në gjendje të kandidonin lirshmë në një kuadër ligjor që respekton të drejtat bazë.
Fshehtësia e votës u respektua.
Masat parandaluese të Covid-19 nuk u respektuan.
Delegacioni zbuloi se pavarësisht disa paqartësive dhe inkosistencave, kuadri ligjor i zgjedhjeve përbën një bazë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.
Ndryshimet e fundit të kuadrit ligjor ofruan siguri shtesë dhe u miratuan në bazë të një konsensusi të gjerë.
PACE thekson se disa rekomandime të OSBE-Odihr ende nuk janë zbatuar:
Megjithëse një numër rekomandimesh të komisionit të venecias dhe ODIHR u trajtuan gjatë reformës disa rekomandime janë akoma të pazbatuara.
Zgjedhjet parlamentare në përgjithësi u realizuan mirë nga administrata zgjedhore, e cila gëzoi respektin e të gjtihë palëve.
Delegacioni u informua se e drejta themelore e grumbullimit u respektuan. subjekete zgjehdore mudn ët bënin fushatë lirshëm pavarësisht kufizimeve të pandemisë, dhe zbatimti të gjbave për shkeljen e rregulalve.
Fushata nuk pati energji dhe u përqëndrua tek udhëheqësit kryesor patiak dhe jo në një diskutim të mirëfilltë për cështjet me interes.
Asambleja dhe Komisioni i Venecias janë të gatshëm të bashkëpunojnë për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve.