Këshilli i Evropës tërheq vëzhguesit nga monitorimi i zgjedhjeve të 30 qershorit

Këshilli i Evropës tërheq vëzhguesit nga monitorimi i zgjedhjeve të 30 qershorit

Këshilli i Evropës ka vendosur të tërheqë vëzhguesit e tij për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Për këtë, KiE ka njoftuar Partinë Demokratike dhe median përmes një emaili zyrtar.

Faksimile e e-mail-it nga Këshilli i Evropës.

Sipas e-mailit, arsyesja kryesore për tërheqjen e vëzhguesve është “pasiguria e vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.”

Më poshtë lexoni emailin e plotë të Këshillit të Evropës, dërguar medias:

“Të dashur kolegë,

Në vazhdimësi të emailit të mëposhtëm, ku ne ju ftojmë të takoheni me një delegacion nga Autoritete vendore dhe rajonale të Këshillit të Evropës, ju lutem të informoheni se kryetari i Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë Delegacionin e Vëzhguesve Zgjedhorë në Shqipëri si pasojë e paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të pasigurisë në disa zona të vendit.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë sjellë lajmërimi për anullim në një kohë të shkurtër dhe ju falenderojmë për gadishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>