Këshilli i Media dënon mesazhet ofenduese e kërcënuese të Veliajt ndaj OraNews-it

Nga Exit News
Këshilli i Media dënon mesazhet ofenduese e kërcënuese të Veliajt ndaj OraNews-it

Këshilli Shqiptar i Medias (KShM) ka dënuar mesazhet e dërguara nga kryebashkiaku Veliaj pronarit të televizionit Ora News Ylli Ndroqi, ku ndër të tjera ofendohet gazetarja Beti Njuma dhe ka përpjekje për të ndërhyrë në linjën editoriale të televizionit.

Në një deklaratë publike, KShM i quan mesazhet si provën për mënyrën kërcënuese me të cilën trajtohet media dhe presionin mbi të cilin vihen gazetarët shqiptarë nga funksionarët e zgjedhur, si Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

KSHM i kërkoi Veliajt që të prononcohet nëse mesazhet janë të vërteta apo jo, dhe të dalë e të kërkojë falje publike, jo vetëm para gazetares Njuma, por dhe ndaj komunitetit të gazetarëve.

Po ashtu, KMSH i kërkoi prokurorisë të hetojë urgjentisht autenticitetin e këtyre mesazheve, të cilat, në rast se porovohen të vërteta, shkelin rëndë Kushtetutën e Shqipërisë nga një funksionar i zgjedhur, dhe dhunojnë lirinë e fjalës e të shprehjes.

Ata gjithashtu u kërkuan gazetarëve, pavarësisht qëndrimit të tyre politik, të flisnin për të mbrojtur kolegen e tyre dhe profesionin nga sulmet ndaj lirisë së fjalës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>