Këshilli i Sigurimit kërkon armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës

Nga Exit News
Këshilli i Sigurimit kërkon armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh të dielën për të diskutuar luftimet në Gaza, për shkak të rindezjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i cilësoi luftimet si  “të tmerrshme” dhe bëri thirrje të ndalen luftimet mes palëve. raporton Reuters.

Guterres deklaroi se Kombet e Bashkuara “po angazhojnë në mënyrë aktive të gjitha palët drejt një armëpushimi të menjëhershëm”.

Ai po ashtu u bëri palëve “të lejojnë përpjekjet e ndërmjetësimit të intensifikohen dhe të kenë sukses”.

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Malki i tha Këshillit të Sigurimit se deklaratat e përfaqësive të huaja, për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, vetëm sa e inkurajojnë atë “të vazhdojë vrasjen e familjeve të tëra në gjumë”.

Ambasadori izraelit, Gilad Erdan deklaroi se përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve pa kriter nga Hamas respektonte rreptësisht ligjin ndërkombëtar.

“Izraeli përdor raketat e tij për të mbrojtur fëmijët e tij. Hamas përdor fëmijët për të mbrojtur raketat e tij,” tha Erdan.

Këshilli i Sigurimit nuk ka dal ende një deklaratë të përbashkët publike qysh nga fillimi i sulmeve, pasi SHBA-të – aleat i Izraelit – nuk beson se do të ishte e dobishme.

“Ne i bëjmë thirrje SH.B.A.-ve të mbajnë përgjegjësi, të marrin një pozicion të drejtë dhe së bashku me shumicën e bashkësisë ndërkombëtare, të mbështesin Këshillin e Sigurimit në lehtësimin e situatës,” tha Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

LEXO  Shqipëria nënshkruan deklaratën e OKB për luftën ndaj korrupsionit

Yi kryesoi takimin e së dielës pasi Kina është presidente e KS për majin.

“Lëshimet duhet të bëhen si një çmim që duhet të paguhet për paqen, në mënyrë që t’i kursejmë njerëzit nga çmimi i rëndë i luftës,” u shpreh para KS Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry.

Përpjekjet për armëpushim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara deri më tani, nuk kanë patur sukses.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>