
Presidenti Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë, ku morrën pjesë të gjtihë anëtarët e tij, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit, 7 ministrat anëtarë, drejtori i SHISH, drejtori i Policisë.
Me ftësë të Presidentit ka marrë pjesë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ndonëse ai nuk është anëtarë i Këshillit të Sigurisë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kryeministri ka informuar mbi masat e marra nga qeveria, ndërsa kryetari i PD-së Basha ka shprehur pikëpamjet dhe sugjerimet për të kaluar krizën e koronavirusit.