Këshilli Koordinues i Diasporës dënon shembjen e Teatrit Kombëtar si mungesë transparence, shkelje ligjore dhe nxitim në marrjen e vendimeve.
Në një deklaratë zyrtare, KKD i bën thirrje organeve të drejtësisë të ndalin ndjekjen penale ndaj protestuesve dhe quan dhunën e ushtruar nga forcat e rendit në 17 maj si “akt të shëmtuar dhe aspak demokratik.”
“Mёnyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me medim ndryshe, n’a shqetёson pasi vihet seriozisht ne diskutim e ardhmja e Shqipёrise si njё shtet demokratik.” – shkruan deklarata e KKD.