Këshilli Politik arrin marrëveshjen për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Nga Exit News
Këshilli Politik arrin marrëveshjen për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Këshilli Politik ka rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri të KQZ, pas përfundimit të mbledhjes, ditën e mërkurë pasdite.

Shumica qeverisëse ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike, sipas të cilit anëtarët e KQZ -së do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita (PD dhe LSI) do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Për futjen e përfaqësuesit në Komisionin Parlamentar, Kuvendi do të hartojë një dispozitë kalimtare. Kjo do të jetë hera e parë pas më shumë se një viti, që opozita do të rikthehen në Kuvend.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e trupit rregullator dhe 2 nga 5 anëtarët e trupit të apelimit. Emrat më pas kalojnë në Kuvend për tu votuar.

Në lidhje me përzgjedhjen e Komisionerit, do jetë mazhoranca ajo që do të propozojë 4 emra, më pas opozita përzgjedh 2 prej tyre, të cilët shkojnë në Kuvend për tu votuar.

Pas mosarritjes së dakordësisë për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, PD propozoi dy variante për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Fillimisht u propozua që anëtarët e KQZ-së, të përzgjidhen nga Avokati e Popullit, por kjo nuk u pranua nga PS. Në propozimin e dytë gjithë procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së së re do të zhvillohet brenda kuvendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>