
Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 19:30. Mbledhjen do ta organizojë OSBE-ODIHR.
Ndërkohë kryetarja e LSI-së Kryemadhi, kryetari i PD-së Basha, dhe dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik Vasili dhe Bylykbashi janê mbledhur për të diskutuar në selinë e PD-së.
Ende nuk dihet nëse opozita do të pranojë draft marrëveshjen e paraqitur javën e kaluar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.