
Këshilli Politik do të mblidhet, të premten (18 shtator), në orën 12:00, pas dakordësisë mes opozitës dhe shumicës. Këshilli do të diskutojë propozimet për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi socialist në Këshill njoftoi se të premten do të paraqes propozimet e socialistëve për listat e hapura, pragun kombëtar dhe koalicionet parazgjedhore.
Ndërsa, PD dhe LSI kanë deklaruar se kërkojnë ekspertizën e OSBE/ODIHR për ndryshimet kushtetuese.