Këshilli Politik mblidhet pasdite, Gjiknuri: Opozita si ka komentuar propozimet tona

Nga Exit News
Këshilli Politik mblidhet pasdite, Gjiknuri: Opozita si ka komentuar propozimet tona

Këshilli Politik do të mblidhet të mërkurën në orën 18:00. Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri i është përgjigjur ftesës së PD-së e LSI-së, bërë pak orë më parë.

Në përgjigjen e tij, Gjiknuri thekson se në mbledhjen e 28 korrikut shumica ka dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e ngërçit, ndërsa opozita jashtëparlamentare nuk i ka komentuar ato.

Propozimi i shumicës është:

-të miratohen në 30 korrik ndryshimet kushtetuese ‘të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore’;

-më pas të vazhdojë bisedimi në Këshillin Politik për ndryshimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor;

-çdo ndryshim lidhur me koalicionet parazgjedhore të diskutohet me ekspertët e OSBE/ODIHR-it dhe duke parë modelet e vendeve të tjera të OSBE-së dhe diskutuar gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg.

Më herët të mërkurën, PD dhe LSI i kanë kërkuar PS-së dhe opozitës parlamentare të miratojnë hapjen e listave, pa prekur koalicionet, pragun dhe zonat zgjedhore. Gjithashtu, ata kërkojnë hartimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në dakordësi mes palëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>