Këshilli Politik do të vazhdojë sot në orën 11:00 bisedimet për Reformën Zgjedhore.
Në mbledhjen e 28 majit, Këshilli ra dakord përmonitorimin e qendrave të votimit me kamera, identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe votimin dhe numërimi elektronik në disa zona të vendit.
Ndërsa disa nga çështjet për të cilat ende nuk ka dakordësi janë përfshirja apo jo e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik në reformën zgjedhore.
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka njoftuar se ka kërkuar nga Këshilli që të diskutojë propozimin e ambasadës amerikane për sistemin danez.
Nuk dihet ende nëse kjo temë do të diskutohet në mbledhjen e sotme.
Pas presionit të ndërkombëtarëve për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, Këshilli Politik ka vetëm 3 ditë kohë për të mbyllur bisedimet.