Këshilli Politik parashikon diskutim të gjatë

Nga Exit News
Këshilli Politik parashikon diskutim të gjatë

Prej më shumë se katër orësh përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare diskutojnë në Pallatin e Kongreseve ndryshimet kushtetuese, që PS kërkon të miratojë të nesërmen në Parlament.

Por Damian Gjiknuri nga PS, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI duket se po përgatiten për një natë të gjatë debati.

Në ambjentet e Pallatit të Kongreseve është parë të hyjnë ushqime dhe ujë për t’u konsumuar nga përfaqësuesit politik, që janë mbledhur në orën 18:00 të mërkurën.

Opozita jashtëparlamentare ka ardhur me një propozim, në përgjigje të asaj të Partisë Socialsite.

Rudina Hajdari u largua nga mbledhja pak pas fillimit, për arsye personale. Ajo mbështet ndryshimet kushtetuese pasi shprehet se ka marrë garanci nga mazhoranca për hapjen e listave 100%.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>