Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e hënë, më 17 maj, në orën 10:00. Ndërsa nesër do të vazhdojnë diskutimet mes ekspertëve të reformës dhe OSBE-ODHIR-it.
“Palët riangazhuan vetëveten për të qëndruar në tavolinë dhe negocatiatorët nuk kanë përse të jenë nën trysninë e deklaratave politike. Ekspërtët të vazhdojnë punën që nesër. Eskpertët e OSBE-së do të jenë online me ekspertët tanë.
Në parim vendosëm që mbledhja e radhës të jetë ditën e hënë në orën 10:00 për të vazdhuar punën aty ku e lamë”, tha Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, pas mbledhjes së sotme.
Partitë politike u dakordësuan sot për vazhdimin e punës sipas rekomandimeve të OSBE-së