Këshilli Politik mblidhet sot për Reformën Zgjedhore: shmanget diskutimi për ndryshimin e sistemit

Nga Exit News
Këshilli Politik mblidhet sot për Reformën Zgjedhore: shmanget diskutimi për ndryshimin e sistemit

Këshilli Politik do të mblidhet sërish të martën, në orën 11:00, për të diskutuar për Reformën Zgjedhore, që pas ngrirjes së bisedimeve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Disa nga çështjet për diskutim në axhendën e sotme janë përbërja e Kodit Zgjedhor dhe financimi i partive. Këshilli Politik duket se nuk do të diskutojë për ndryshimin e sistemin zgjedhor apo për propozimin e PD-së për ngritjen e qeverisë teknike para çdo zgjedhjeje.

Përbërja e Kodit Zgjedhor

Partia Demokratike, përmes përfaqëuesit të saj Oerd Bylykbashi, ka propozuar që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të mos i nënshtrohen vetingut për gjithë periudhën katër vjeçare të mandatit të tyre. PD arsyeton se kjo masë do të çlironte gjyqtarët nga trysnia dhe presioni i qeverisë përmes vetingut. Kjo do të sillte pavarësi në gjykimin e tyre.

Deri më tani ky propozim është kundërshtuar nga shumica socialiste, e cila këmbëngul që në Kolegj Zgjedhor të ketë vetëm gjyqtarë që kanë kaluar vetingut.

Financimi i partive

Partia Socialiste ka propozuar një system mix financimi: nga shteti dhe nga privati. Kjo ide është mbështetur dhe nga LSI. Ndërsa PD ka propozuar kufizimin e financimeve private dhe shtimin e financimeve shtetërore.

Të dyja propozimet janë kritikuar nga Këshilli i Europës për mos adresimin siç duhet të rekomandimeve të ODIHR për financimet e partive politike si në kohë normale ashtu dhe në periudhat zgjedhore.

Periudha zgjedhore

PD ka propozuar që zgjedhjet e 2021, të mbahen nga 15 Prill deri ne 15 Maj ose 15 Tetor deri në 15 Nëntor. Si dhe periudha zgjedhore, regjistrimi i partive, koalicioneve, kandidatëve dhe nisja e fushatës zgjehdore të behet brenda një muaji, jo e ndarë në 3 muaj siç është tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>